Kryeministri hungarez Orban me fjalim nacionalist në festën kombëtare (fotot)

15/03/2024 18:31
Orban dha nje fjalim populist, sipas eksperteve.

Kryeministri Viktor Orban foli sot para mbështetësve të tij në festën kombëtare të Hungarisë që shënon revolucionin e vitit 1848 për pavarësinë nga perandoria austriake.

Me tone euforike nacionaliste ai sugjeronte se do te mbronte lirinë e vendit nga kufizimet e Brukselit, duke e quajtur krenari të qenit ‘hungarez’.

“Ne e dimë se të qënit hungarez është një formë e veçantë e ekzistencës njerëzore, gjëja më e mirë që mund të ndodhë është të lindësh hungarez”, tha mes të tjerash Orban.

Ai është nga liderët evropianë që mban lidhje më të afërta me Kremlinin, ndërsa në fjalim ofronte një zgjedhje mes dy opsioneve si “ laku i Brukselit apo liria hungareze”.

“Ky vit do të jetë një pikë kthese për ne. Në fillim ishim vetëm, por deri në fund të vitit do të jemi me shumicën e botës perëndimore, kemi mundësi të mëdha”, tha Orban.

“Ju do të duhet të vendosni nëse do të zgjidhni drejtësinë hungareze apo rrugën e perandorisë së Soros? Nëse do të mbeteni duke thyer gurë, apo të ndërtoni katedrale? Të zgjidhni mes lakut të Brukselit apo lirisë hungareze, të zgjidhni mes luftës apo paqes”.

Një qytetar i pyetur nga rrjeti AFP, dukej i bindur nga objektivi dhe sinqeriteti kryeministrit.

“Erdha të dëgjoj kryeministrin, i vetmi kryeministër në Evropë që punon për popullin e tij, të gjithë të tjerët janë frikacakë ose budallenj. Po ndjek fjalimin e tij në përvjetorin e revolucionit”, tha pensionisti 80-vjeçar vendas Zolt Bertan.

FOTO GALERI
2/9
"Ju do të duhet të vendosni nëse do të zgjidhni drejtësinë hungareze apo rrugën e perandorisë së Soros", tha Orban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA