Kombet apo entitetet kredituese të grupit ‘Paris Club’ kanë rënë dakord për anulimin e borxhit të Mogadishu, që Somalia të mund të avancojë drejt stabilitetit financiar, teksa konfliktet vijojnë të godasin në vend.
‘Paris Club’, ku besohet se marrin pjesë kombet më të pasura kreditore të botës, ka njoftuar anulimin e 99% të borxhit të Somalisë për të nxitur rikuperimin e dobët ekonomik të vendit.
Kreditorët e Somalisë përfshijnë ente nga SHBA, Britania, Rusia, Norvegjia e Japonia të cilët anuluan borxhin e regjistruar deri në 2023, shkruan e përditshmja The Guardian.
Klubi i Parisit tha në deklaratë se borxhi fshihej mbi një bazë “vullnetare dhe dypalëshe” mes vendeve që kishin dhënë huanë për Somaline, sipas një iniciative për vende të varfra në borxhe.
Ministri i financave të Somalisë, Bihi Eged, tha në një koment: “Ky lehtësim mund të transformojë të ardhmen e Somalisë duke krijuar hapësirë për shtim të shërbimeve.”
Kristalina Georgieva, drejtoreshë e FMN, gjithashtu mirëpriste lëvizjen, duke e quajtur “hap madhor për zhvillim ekonomik dhe reduktim të varfërisë për Somalinë”.
Shumica e borxhit të Somalisë është akumuluar gjatë viteve të diktaturës së Siad Barre e cila u përmbys në 1991, teksa prej atëherë interesat e borxhit ishin shtuar mbi shumën e padeklaruar.
Top Channel