Conference League/ Duel greko-turk në çerekfinale, rival anglez për Zhegrovën

15/03/2024 14:36

Garë e fortë edhe në Conference League, aty ku u përcaktuan katër çerekfinalet, por edhe gjysmëfinalet e mundshme pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Buzëqesh Fiorentina, që do të sfidojë çekët e Viktoria Plzen, ndërkohë që Aston Villa do të ketë përballë Lillen e Edon Zhegrovës.

Olympiacos-Fenerbahce do të ndiqet me interesim të madh, në dy duele si derbi. Çerekfinalja tjetër është Club Brugge-PAOK.

Nëse kalon Plzen, Fiorentina, që vjet mbërriti deri në finale, do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Club Brugge-PAOK. Ndërkohë që ekipi që kualifikohet nga Aston Villa-Lille, do të përballet me fituesin e “derbit” ballkanik Olympiacos-Fenerbahce.

Ndeshjet e Conference League do të transmetohen live në SuperSport/DigitAlb.

Çerekfinalet
CLUB BRUGGE-PAOK
OLYMPIACOS-FENERBAHCE
ASTON VILLA-LILLE
VIKTORIA PLZEN-FIORENTINA

Gjysmëfinalet
3-2 (Aston Villa-Lille/Olympiacos-Fenerbahce)
4-1 (Plzen-Fiorentina/Club Brugge-PAOK)

Çerekfinalet: 11 dhe 18 prill.
Gjysmëfinalet: 2 dhe 9 maj.
Finalja: 29 maj, AEK Arena, Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA