Belgorod në kufi me Ukrainën voton në zgjedhjet presidenciale në Rusi (fotot)

15/03/2024 19:31

Pamje të publikuara sot tregonin duke hedhur votën në zgjedhjet presidenciale ruse Vyacheslav Gladkov, guvernatorin e rajonit rus Belgorod në kufi me Ukrainën.

Zgjedhjet ruse zhvillohen teksa të dy vendet raportuan sot për sulme ku kishin humbur jetën disa njerëz prej goditjeve me artileri apo me dronë.

Forcat e sigurisë FSB thanë sot se gjithashtu kishin arrestuar një numër rusësh të akuzuar se bashkëpunonin me Ukrainën, për sulme të mundshme kundër Moskës.

Dy prej arrestimeve ishin për tentativë sulmesh në rajonet kufitare Belgorod e Bryansk nga shtetas rusë sipas inteligjencës.

FSB thanë se një person ishte ndaluar pasi tentonte të dëmtonte sistemet e mbrojtjes ajrore, një grua që tentonte të sulmonte një hekurudhë dhe një tjetër person që “tentonte të prishte zgjedhjet me shpërthim eksplozivi”.

Mediat shtetërore publikonin pamje ku njerez me uniforma ushtarake hynin në një apartament dhe arrestonin një burrë në krevat.

Megjithse Putin pritet të fitojë zgjedhjet, ai është formalisht në garë me komunistin Nikolai Kharitonov, liberal demorkatin Leonid Slutsky, dhe Vladislav Davankov i partisë Populli i Ri.

Dy kandidatë anti-luftë Boris Nadezhdin e Yekaterina Duntsova u skualifikuan nga pjesëmarrja në zgjedhje nga komisioni elektoral.

FOTO GALERI
1/7
Zgjedhjet ruse zhvillohen teksa të dy vendet raportuan sot për sulme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA