Kombëtarja kuqezi pranë rikthimit në fushë, për miqësoret me Kilin (22) dhe Suedinë (25). Prova të rëndësishme në përgatitjet për fazën finale të Euro 2024.

Supersport, që transmeton të dyja sfidat e kuqezinjve, ka mësuar edhe disa detaje nga grumbullimi që do të nisë të hënën e ardhshme (18). Sylvinho do të publikojë listën me futbollistët që do të grumbullohen këtë të premte, për të dalë më pas në konferencë të shtunën.

Ku do të shpjegojë zgjedhjet para grumbullimit. Braziliani është treguar i rezervuar për të mos patur rrjedhje informacioni para publikimit të listës. Megjithatë, dy pritet që të jenë risitë e mëdha. Rikthimi në kombëtares i Rey Manajt, pas pothuajse tri vitesh, që nga eleminatoret e Katar 2022. Me prezencën e fundit që daton në shtator të 2021, kur edhe shënoi në fitoren 5-0 me San Marinon.

Sulmuesi ka shpërthyer me golat e tij në Turqi, aktualisht në kuotën e 19 golave sezonalë, 15 prej të cilëve në kampionat.

Duke fituar një ftesë për herë të parë nën drejtimin e Sylvinhos, që vështirë se mund ta lërë jashtë pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Në kombëtare do të rikthehet edhe Armando Broja, edhe pse situata e tij është ndryshe nga ajo e Manajt. I kushtëzuar nga dëmtimi i rëndë, bomberi nuk ka mundur të jetë në fushë në asnjë nga ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Teksa ka përjetuar një sezon të vështirë edhe në Angli, fillimisht te Chelsea dhe që nga janari te Fullhami. Gjithsesi, Broja do të jetë pjesë e grumbullimit me Sylvinhon që nuk mund të privohet nga kualiteti i sulmuesit. Aq më tepër që e konsideron pjesë të rëndësishme të planeve për Europianin, qëllimi i të cilave janë edhe dy miqësoret e radhës.

Shqipëria afron grumbullimi, kuriozitet për të parë Manajn dhe Brojën. Të dy sulmuesit pritet të jenë pjesë e listës

Për sa i përket mungesave, sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë këtë herë Ardian Ismajli. I dëmtuar me Empolin në sfidën me Milanin.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin menjëherë pas ndeshjeve të kampionatevenë fundjavë, me grupin që pritet të jetë i plotë në dispozicion të trajnerit që të hënën.

Kuqezinjtë do të stërviten në Shqipëri deri në datën 21, kur do të nisen drejt Parmës. Aty ku një ditë më pas do të luhet edhe miqësorja me Kilin, në Ennio Tardini. Pas takimit, në datën 22 Kombëtarja do të zhvilloje edhe një seancë ditën pasardhëse në Parma, për t’ nisur po atë ditë drejt Stokholmit.

Ku në datën 25 është në program sfida me Suedinë e Jon Dahl Tommason./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA