Mësuesja shtatzënë vdes papritur në klasë, disa javë para lindjes në New York (fotot)

14/03/2024 17:56

Një mësuese shkolle në periferi të New York, SHBA, e cila për katër javë priste të sillte në jetë beben e saj ka vdekur pasi humbi ndjenjat në klasë.

29 vjeçarja Courtney Fannon, jepte mësim në shkollën rurale Kendal në veriperëndim të Rochester, por u gjet pa ndjenja të premten, raporton rrjeti USA Today.

E reja kishte humbur ndjenjat pak pasi i kishte dërguar një mesazh teksti bashkëshortit të saj Kurtis, shkruante gazeta, pa thënë se çfarë ishte përmbajtja e tekstit.

Fannon ishte dërguar në spital ku doktorët tentuan t’i shpëtonin jetën asaj dhe bijës së palindur, të cilës prindërit i kishin zgjedhur dhe emrin, Hadley Jaye.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

“Kemi humbur 2 shpirtra të mrekullueshëm, Courtney Fannon e Hadley Jaye Fannon, ndoshta se nuk ishim gati të jetonin në një botë bashkë me to,” shkruante bashkëshorti i gruas, Matt Smith në një faqe donacionesh.

“Ato u ndanë nga jeta natën e 8 marsit, pas një ngjarjeje tragjike e të paparashikuar”, shtonte ai, teksa faqja kishte akumuluar $53,000 deri mëngjesin e sotëm.

Fannon jepte mësim për fëmijët me nevoja të veçanta prej vitit 2018.

“Courtney i shërbente me pasion nxënësve të saj çdo ditë. Kur nuk ishte në klasë me nxënësit ajo ishte në shkollë duke buzëqeshur e përshëndetur të gjithë, shkruante rrjeti USA Today.

Fannon ishte martuar me Kurtis në gusht 2022 pas 10 vitesh së bashku, dhe ishte vetëm 4 javë para lindjes.

FOTO GALERI
3/5
Fannon ishte martuar me Kurtis në gusht 2022 pas 10 vitesh së bashku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA