Analisti Lorenc Vangjel, duke folur për marrëveshjen e arritur pak ditë më parë mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, vlerësoi si më të rëndësishëm krijimin e nënkomisionit, që do të jetë përgjegjës për ligjet dhe reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.
“Pjesa më e rëndësishme këtu është ai nënkomisioni, unë do e quaja kryekomision. Jo vetëm njeh këtë realitet politik, por detyron palët të gjejnë marrëveshje. 4 deputetë, njëfarë minisenati, ai që u refuzua në kushtetutën e 98, njerëz të mençur që negociojnë për të kaluar akte që afektojnë shoqërinë”.
Sa i përket dakordimit për komisionet hetimore, Vangjeli u shpreh se nuk ka më kohë, “pasi jemi pranë zgjedhjeve”.
“Komisionet hetimore, që ishin kali i betejës, u refuzuan 8. Në dorë e kishte Rama të thoshte 38 ju jap, se s’ka kohë t’i bëjë, kur jemi 1 vit para zgjedhjeve. Është histori kot. Thelbi i kësaj marrëveshjeje është që opozita shqiptare është mbledhur rreth një emri, Berisha është drejtuesi politik”.
Top Channel