Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, Rakipllari: Opozita nuk pati rezultat me aksionin parlamentar, e pa si rrugë për të…

14/03/2024 22:19

“Top Story” këtë mbrëmje është fokusuar në zhvillimet e fundit politike në vend, dhe përpjekjen mes PS dhe Rithemelimit për të pasur një dakordësi, në mënyrë që jetës parlamentare t’i kthehet normaliteti.

Drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, u shpreh se opozita është futur në negociata me PS, pasi ka parë se nuk  ka pasur asnjë rezultat nga aksioni +parlamentar që ka bërë kohët e fundit. Sipas tij, nga ana tjetër PS për këtë situatë, është në inkoherencë, pasi ka deklaruar më herët se nuk do të ketë negociata me non-grata.

“Që kur ka filluar beteja e opozitës në parlament, me plot të drejtë sipas meje sepse i është shkelur e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor, aksioni opozitar ka degraduar dhe në fund fare kur opozita pa se me aksionin e vet parlamentar, jo vetëm që nuk ka arritur ndonjë gjë, dhe ka shkuar në një moment që nuk ka çfarë bën më. PS nuk fiton asgjë, është në inkoherencën e vet, sepse kanë thënë se nuk negociojnë me non-grata, dhe kanë negociuar me non-grata. Kjo është një mënyrë që ju e keni gjetur për të dalë nga një rrugë që nuk po u çonte askund, dhe që ju humbiste pikë dhe në publik”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA