Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht pasi ka rënë nga balloni i hotelit ku po pushonte në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasi pak orë më parë ai i kishte propozuar për martesë të dashurës së saj, e më pas kishin shkuar për të festuar.
45 vjeçari Stephen Willits, pësoi plagë të rënda pas rënies tragjike në ishullin e Korfuzit, u tha në seancën dëgjimore të çështjes. Natën e vdekjes Stephen po celebronte fejesën e tij me të dashurën teksa kishin dalë për darkë në gusht 2020.
Ata më pas ishin kthyer në dhomën e tyre në katin e tretë të hotelit dhe po njoftonin miqtë për lajmin e mirë. Por një orë më vonë Stephen kishte rënë për vdekje teksa partnerja e tij ishte në tualet. Megjithë seancën hetimore të mbajtur në gjykatën e Staffordshire në veri të Britanisë askush nuk duket se do të mësojë ndonjëherë si ndodhi tragjedia.
Stephen, i cili punonte në rezortin historik Alton Towers, raportohet se kishte një ‘depresion të lehtë’ por nuk kishte precedentë tentativash vetëvrasjeje apo sëmundje serioze mendore.
Raporti i toksikologjisë tregonte se ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në kohën e vdekjes. Mjeku ligjor Daniel Howe thga në seancë: ‘Stephen vdiq si rezultat i rënies nga lartësia. Më herët ai dukej në humor të mirë. I kishte propozuar për martesë të dashurës dhe ishte i lumtur. Kishte bërë komente pozitive në rrjetet sociale me miqtë e familjarët, si dhe me rezidentë të tjerë të hotelit”.
“Nuk mund të përcaktojmë se kur ishte afruar te ballkoni dhe si ka rënë drejt vdekjes”, tha zyrtari.
Top Channel