Foto e kreut të grupit Wagner, Prigozhin ‘i vdekur’ në tren, ndez spekulime në Rusi

14/03/2024 21:48

Më 23 gusht shumica e rusëve prisnin lajme për hetimet mbi të vërtetën e njerëzve që kishin vdekur në avionin e rrëzuar në Moskë.

Ai ishte avioni privat i Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit special ushtarak rus Wagner, që më herët kishte ngritur krye ndaj Kremlinit ‘për kushtet e bashkëpunimit’.

Por tashmë pesë muaj pas “konfirmimit” të vdekjes së tij në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto që po ngjallin spekulime nëse ai ka vdekur apo është gjallë.

Në pamjet e fundit tregohet një person që ngjan shumë me liderin e grupit të mercenarëve që rri ulur në një tren, madje në krah ka një logo të grupit Wagner çka ka shtuar konfuzionin në rrjetet sociale ruse.

Megjithëse shumë besojnë se personi në foto është në fakt Yevgeny Prigozhin të tjerë konfirmonin se ai ka vdekur dhe për këtë nuk ka vend për dyshime.

Të tjerë thonë se mund të jetë një foto e vjetër e dalë sërish në sipërfaqe për të krijuar konfuzion, ndërsa disa thonë se është vetëm një person që i ngjan mercenarit rebel dhe kaq.

Yevgeny Prigozhin ka qenë i afërt me Putin, por kritikoi publikisht korrupsionin në ministrinë ruse të mbrojtjes dhe keqmenaxhimet në lidhje me luftën në Ukrainë. Disa burime thonë se ai quante gënjeshtra arsyet e nisjes së konfliktit, por fakti qëndron se ai nisi një rebelim që gjeti shumë zë në media.

Më 23 qershor 2023, forcat e tij morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don dhe thuhej se po avanconin drejt Moskës. Por pas disa ndërmjetësimeve misterioze rebelimi u anulua dhe akuzat ndaj tij u tërhoqën, duke e lejuar të tërhiqej bashkë me forcat e tij në Bjellorusi.

Dy muaj pas kësaj Prigozhin u vra në një aksident ajror në Tver në veri të Moskës bashkë me 9 persona të tjerë në bord, sipas versionit zyrtar të analizave të kryera në rrënojat e aksidentit.

Putin, në një deklaratë 24 orë pas aksidentit e përshkruante Yevgeny Prigozhin si një “një person i talentuar” i cili “kishte bërë gabime të rënda në jetë por kishte arritur rezultate.”

Cilado që të jetë e vërteta, nuk besohet se i ndjeri do të jetë më faktor në politikën apo luftërat e Rusisë dhe të Putin./GulfToday/

FOTO GALERI
1/2
Yevgeny Prigozhin ka qenë i afërt me Putin, por kritikoi publikisht korrupsionin në ministrinë ruse të mbrojtjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA