Analisti Arjan Curri, u shpreh mbrëmjen e sotme në “Top Story” se disa prej ndërkombëtarëve janë përfshirë që marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit të mos realizohej.
Sipas Currit, ndërkombëtarët janë të shqetësuar se mos Berisha i shpallur non-grata mund të kthehet në faktor politik. Ndërsa shtoi se janë vetë palët politike të përfshira që kjo marrëveshje të bëhet.
“Ndërkombëtarët, palët që kanë shpallur non grata Berishën nuk e ka të thjeshtë dhe janë shqetësuar që Berisha mund të kthehet në faktor politik. Unë kam thënë se ndërkombëtarët i korrigjojnë gabimet e tyre me gabime të tjera. Disa ndërkombëtarë janë përfshirë që kjo marrëveshje të mos bëhet. Kam informacione se palët janë më kokëfortë sesa ndërkombëtarët për ta çuar deri në fund”– tha Curri.
Analisti u shpreh më tej se kjo marrëveshje është një vazhdim i marrëveshjes së 2008-ës mes Berishës e Ramës që nuk do të lejojë hapjen e listave dhe votën e emigrantëve, gjë që sipas Currit u intereson të dyja palëve.
“Marrëveshja nuk është se ka ndonjë gjë të keqe por duhet të pyesim nëse marrëveshja është në interes publik apo jo. Deri në këtë moment është kundër interesit publik sepse forcon palët. Për mua është një vazhdim i marrëveshjes së 2008-ës ku 2 kryetarët e partive duan të mbajnë të mbyllura listat e votimit. Unë di se brenda PD-së janë kundër listave të hapura. Kundër demokracisë, betonon kryetarokracinë, sepse nuk do hapen listat, do jetë shumë e vështirë të realizohet vota e emigrantëve”– u shpreh analisti.
Top Channel