“Shqiponjat” arrestojnë në derën e shtëpisë 24-vjeçarin në Korçë, zbulohet ç’ndodhi  

13/03/2024 14:24

Një 24-vjeçar nga Korça është arrestuar nga “Shqiponjat” jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës që e kishte dënuar me arrest shtëpie.

I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, u kap duke transportuar me automjetin e tij taksi, 3 emigrantë nga Vendet e Treta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA