Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, shprehet se disa nga veprat penale, të kryera në protestën e 21 Janarit 2011, tashmë janë parashkruar, pra nuk mund të bëhen ndjekje penale, pasi kanë kaluar mbi 10 vite.
E vetmja vepër penale që mund të hetohet është vrasja, tha Karamuço, por shtoi se është shumë e vështirë të provohet nga ana e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas tij, janë disa faktorë që ndikuan në prishjen e vendit të ngjarjes dhe deformimin e fakteve.,
“Disa vepra janë parashkruar, që nga veprimet që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, fshehje të provave. Ngelet vetëm vrasja dhe ajo është shumë e vështirë për ta vërtetuar. Në atë kohë, ndërhynë shumë për të fshirë provat. U ngrit i gjithë shteti për këtë qëllim. Atëherë, më vinin socialistë në zyrë dhe më thoshin heto si protestuesit u dogjën me cigare. Ajo ishte torturë. Hynë në krime lufte, kjo vepër nuk parashkruhet, por ndikon shteti. Mirë që Strasburgu thotë të shterohet çështja, por duhet hetim i thellë”.
Profesori shtoi, se edhe policia ishte e përfshirë në atë tragjedi të 13 viteve më parë.
“Policia është një mëkatare e madhe në atë histori, sepse e kemi të provuar. Ka raport që tregon si policët rrahën protestuesit pasi mbaroi mitingu. Kushdo që shihej në rrugë rrihej, shtrihej në tokë”.
Top Channel