“Më detyroi të bëja seks në sheshxhirim”, Sharon Stone akuzon producentin: Më tha se performanca duhet të ishte…

13/03/2024 20:07

Producenti Robert Evans më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me William Baldwin, në xhirimet e një filmi.

Deklarata e Sharon Stone, për ngjarjen që fillimisht e kishte përmendur në vitin 2021, por pa thënë emra, u përhap me shpejtësi në mediat sociale.

“Ai më thirri në zyrë dhe më tha të ulesha. Isha pothuajse e mbështetur në tokë mbi disa kolltuqe të vjetër, ndërsa duhet të isha në sheshxhirim. Teksa vinte vërdallë nëpër zyrë, po më tregonte se i ishte dashur të kryerje marrëdhënie me një kolege dhe më tha se edhe unë duhej të bëja që performanca ime të ishte më e mirë”, rrëfeu ajo.

Producenti, sipas aktores këmbënguli se kjo ishte e vetmja mënyrë që ai film të shpëtohej, pasi aktrimi i kolegut të saj nuk ishte i mirë.

Sharon theksoi se producenti nuk e kishte pranuar këshillën e saj për të punësuar një aktor të mirë, ndaj kishin ato probleme. Edhe pse e kujtoi me siklet, Stone zbuloi se filmi në fjalë fitoi më shumë se 280 milionë dollarë, ndonëse u konsiderua i dobët nga kritika.

Pas akuzave të Stone, Baldwin u përgjigj me ironi përmes një postimi në plaftormën “X”.

“Nuk jam i sigurt përse Sharon Stone vazhdon të flasë për mua pas gjithë këtyre viteve? A është ajo ende e dashuruar me mua apo është ende e lënduar sepse unë i shmanga tentativat e saj për të më joshur? A i tha ajo shoqes së saj Janice Dickinson ‘do ta bëj atë të bjerë brenda aq shumë me mua, sa t’i vijë mendja rrotull? Unë di aq shumë gjëra të pista për të, sa do ta bënin të kishte marramendje, por kam heshtur”, shkroi ai.

Top Channel