Jon Dahl Tomasson ka publikuar listën e lojtarëve të Suedisë për dy miqësoret kundër Portugalisë (21 mars) dhe Shqipërisë (25 mars).
Ndeshje gjatë së cilave ish-sulmuesi danez i Milanit do të debutojë në pankinën e Blagult.
47-vjeçari ka ftuar plot 26 futbollistë për takimet ndaj luzitanëve të Cristiano Ronaldos dhe kuqezinjve të Sylvinhos.
Suedi-Shqipëri është programuar për të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00.
Kjo përballje, bashkë me Kili-Shqipëri (22 mars), do të transmetohen live në SuperSport/DigitAlb.
Së shpejti pritet të publikohet dhe lista e Sylvinhos për dy testet e rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të Euro 2024.
Shqipëria është pjesë e grupit B në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Bashkë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën./ Super Sport
Top Channel