“Çështja 21 Janari”/ Gazetari në “Top Story”: Serverat e Kryeministrisë nuk janë fshirë pa u ruajtur një kopje, të cilën…

13/03/2024 22:18

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Story” se serverat e kryeministrisë për 21 janarin nuk janë fshirë pa u ruajtur një kopje.

Për sa i përket kësaj kopjeje ai tha se nuk dihet se kush e ka, por konsiderohet një provë për ngjarjen me katër të vdekur.

“21 janari është një ngjarje shumë më e madhe në të vërtetë, më tepër se kush qëlloi. U desh vendimi Gjykatës së Strasburgut, që do të thotë se 21 janari është një krim shtetëror. Kryeministri në detyrë nuk shkoi kurrë të deklaronte, ministri, ish-prokurorja, presidenti, nuk shkuan kurrë. Është e gjithë elita politike e vendit e përshirë.

Tani kemi detyruar familjet e viktimave të ngihen… Për mua si gazetar është një provë. Çfarë na u kërkua neve vjet, na u kërkua ta dorëzonim në Prokurorinë e Tiranës, dhe tani them që kemi bërë mirë që s’ia kemi dorëzuar sepse nuk do të hetohej si sot. Ato merreshin ende me predhën që ishte analizuar nga FBI-ja. Ai është një regjistrim i komunikimit në kanalin sekret të Gardës. Severi i kamerave nuk janë dorëzuar. Çështja është jo vetëm ajo që ndodhi në 21 janar, pro ajo që ndodhi më pas është edhe më e madhe.

Duke penguar hetuesit të mblidhnin gëzhojat, të asgjësonin provat. Cili është vendimi i gjykatës për 21 janarit, që vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, por ne po sjellim një provë që tregon se kanë ndodhur me urdhër, jo nga pakujdesia. Unë mendoj që serverat nuk janë fshirë pa u ruajtur një kopje. Se kush e ka nuk e dimë. Këto lloj provash mbahen për ta përdorur në situata”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA