Më i ndjekuri i Youtube në Francë këshillon fëmijët të mos bëjnë si ai: Shkatërron shëndetin mendor

12/03/2024 19:14

Ai është vetëm 22 vjeç dhe nga më të ndjekurit në Francë në rrjetin Youtube, por gjithashtu një nga krijuesit më të pazakontë të përmbajtjeve.

Feldup ka treguar sesi krijoi kanalin e tij të videove dhjetë vjet më parë duke akumuluar 1.4 milionë të abonuar. Por megjithëse jeton mirë me paratë e fituara nga platforma, ai shton se nuk ia rekomandon të rinjve të krijojnë video në YouTube.

Në videot e tij të errëta e minimaliste për misteret e internetit i riu me syze dhe flokë të çrregullt tregon për ato që zbulon online, punime artistike, video amatore apo raste kriminale.

“Ne jemi kuriozë për atë që na tmerron dhe kemi një nxitje të fortë për t’i paraprirë asaj që mund të na ndodhë”, tha Feldup për rrjetin  AFP, emri i vërtetë i të cilit është Felix Dupuis.

Pas rritjes së popullaritetit, shumica e videove të tij prodhohen me buxhet të konsiderueshëm dhe përfshijnë pjesëmarrje nga njerëz të njohur, por Feldup rekomandon të kundërtën.

“Kur e nisa unë shikoja të tjerë që publikonin dhe faktin që YouTube më mësoi internetin. Doja që njerëzit të shihnin videot e mia si për të thënë se ‘edhe unë mund t’i bëj’”.

“Isha i ri, i vetmuar dhe të vetmit miq që gjeta ishin në internet,” thotë ai.

Feldup tregon se nuk i pëlqente shkolla strikte luksoze që ndiqte në Paris, prandaj hoqi dorë  kur ishte 15 vjeç për t’iu kushtuar kanalit të tij.

“Fitoj mjaftueshëm me videot në YouTube” pranon Feldup, i cili shton se refuzon partneritetet me reklamues, për arsye parimore, edhe pse shumë të tjerë si ai i shfrytëzojnë.

Më tej ai shton: “Interneti nuk është i dashur me fëmijët, aty tërhiqen shumë njerëz që duan të të lëndojnë në të gjitha mënyrat, dhe kjo ka pasoja katastrofike për shëndetin mendor”.

Ai fton të gjithë shikuesit të flasin dhe të kërkojnë ndihmë për problemet e tyre mendore, duke pranuar se ka marrë ndihmë psikiatrike prej depresionit.

Por shton se i ka nxjerrë ankthet e tij me anë të muzikës rock, madje duke publikuar dy albume, me kenge ku tregon për vështirësitë në punën e jetën e tij./AFP/

FOTO GALERI
1/3
“Interneti nuk është i dashur me fëmijët, aty tërhiqen shumë njerëz që duan të të lëndojnë në të gjitha mënyrat, dhe kjo ka pasoja katastrofike për shëndetin mendor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA