“Ulja e nivelit të ujit do të thotë se mund të kërkojnë në vende që nuk mund të arrinim dje”, tha sot drejtuesi i zjarrfikësve Eric Agrinier në Russan ne Jug te Frances, ku tre njerëz janë të humbur nga stuhitë e ashpra që i kushtuan jetën pesë personave.
Shumica e viktimave nga përmbytjet në juglindje të Francës ishin bllokuar nga uji i papritur në makinat e tyre në rajonet Gard e Hérault, thane autoritetet.
Viktima e pesë që u gjet sot ishte një burrë i moshuar që u nxorr nga lumi Hérault, rreth 20 metra larg automjetit të tij, shkruan rrjeti AFP.
Në fundjavë në rajon ishin mobilizuar qindra zjarrfikës në Gard, me qen nuhatjeje dhe mjete ajrore, në kërkim të të zhdukurve nga tragjedia.
Prefekti Frédéric Loiseau fliste për “humbje dramatike njerëzore’ teksa stuhia kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, prandaj sipas tij mund të kishim të bënim me “sjellje njerëzore jo plotësisht të përshtatur”, duke kaluar një pjesë të fajit te viktimat.
Gard dhe disa departamente të tjera ishin vendosur në gjendje emergjence meteorologjike prej të shtunës./AFP/
Top Channel