Marinsat amerikanë kanë evakuar natën e djeshme stafin e ambasadës mes luftimeve që kanë nisur në Port-au-Prince, siç po bëjnë dhe stafi misioneve të Gjermanisë e Bashkimit Evropian.
Evakuimet përfshinin stafin jo-thelbësor të ambasadës teksa u shtuan forcat e sigurisë së ambasadës pas shfaqjes së dhjeta bandave të armatosura që kërkojnë pushtetin në Port-au-Prince.
Ministria e jashtme gjermane tha dje se ashtu si zyrtarë e ambasadorë të tjerë të vendeve të BE po largoheshin për në Republikën Domenikane.
Bandat e reja në Haiti kanë nisur ofensivën për përmbysjen e qeverisë prej 29 shkurtit, duke sulmuar e bastisur stacione të policisë, burgje e spitale, si dhe vendndodhje strategjike si porte e aeroporte.
Kryeministri vendit Ariel Henry, ishte jashtë vendit kur nisi rebelimi i organizuar dhe tashmë mbetet i bllokuar në Puerto Rico teksa qeveria e tij pritet të bjerë shpejt.
Kryengritja u intensifikua në fundjavë kur dhjetra kriminelë dhe të liruar nga burgjet u mblodhën në zonën qendrore të Port-au-Prince ku ndodhen ministritë, ambasadat, gjykatat dhe rezidenca presidenciale e vendit.
E përditshmja vendase ‘Le Nouvelliste’ shkruan se bandat kanë kryer “operacione sistematike” për largimin e policisë nga qendra e Port o Prince, çka realizuan dje me djegien e një stacioni policie, shkruan The Guardian.
Ministria e jashtme gjermane tha për rrjetin AFP se “prej situatës kritike të sigurisë, përfaqësuesi i tyre në Port-au-Prince u largua për në republikën Domenikane së bashku me përfaqësues të BE, sipas tyre për të punuar prej andej, deri në një urdhër të ri.
Ambasadori amerikan atje Foote tha se situata është e rëndë prandaj “nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare” për te rivendosur rendin.
Ai tha se kjo kërkonte 5,000 deri në 10,000 policë nga një shtet i fuqishëm si SHBA, Kanadaja, Britania, Franca apo një vend tjetër i BE.
Top Channel