Mazniku në “Top Story”: Bashkitë synojnë të mbledhin sa më shumë para që të investojnë

11/03/2024 22:57

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, deklaroi në “Top Story” se synimi i bashkive është të mbledhin sa më shumë para, gjë që sipas tij do të pasqyrohet në investime.

Mazniku foli edhe për ndarjen e punëve në bashkitë përkatëse, ku tregoi se disa kanë marrëveshje me kompani të tjera për disa nga shërbimet, një prej tyre ajo e mirëmbajtjes së rrugëve.

“Sa para investojnë bashkitë? Në maj kemi të njëjtat bashki. Gjasat janë që ato bashki që mbledhin më shumë lekë investojnë më shumë. Ka sigurisht ndryshime nga njëri-tjetri. Punonjësit e bashkisë janë të ndarë në aparat, ato që merren me financat e infrastrukturën, më pas vijnë zjarrfikësit, punonjësit e shërbimit dhe policët. Disa bashki i bëjnë vetë këto, ndërsa disa të tjerë ia japin kompanive me kontratë. Kjo është liri e bashkive për ta bërë. E para shohim që kemi mesatarisht 11.5 veta për frymë, më pas kemi qytetet e tjera”, tha Mazniku.

Kjo deklaratë u shoqërua me një ndërhyrje të moderatores Grida Duma, e cila tha se struktura e këtyre bashkive, bazuar në mënyrën se si procedojnë më ndarjen e punëve, duket kaotike.

Duma: Kjo tregon se është një strukturë deri diku kaotike.

Mazniku: Jo kaotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA