Ministri i Shtetit për Pushtetin vendor, Arbjan Mazniku, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Mirditës, replikuan me njëri-tjetrin në “Top Story”, për qarkun që ky i fundit drejton.
Melyshi u shpreh se ka një raport të fortë për frymë, në taksat vjetore që bashkitë mbledhin në fund.
Mazniku u shpreh se diferenca mes bashkie që kanë më tepër performancë, krahasur me ata që kanë më pak, është 48 herë.
Melyshi: 17% i Tiranës ose 55% i bashkive me mbi 100 mijë banorë…
Mazniku: Lëviz shumë se në raportet total për frymë ne kemi një raport të fortë për frymë.
Melyshi: Nëse Bashkia e Mirditës mbledh 100 % të asaj që synon, pra taksave, se vjet ishte mbi 90%.
Mazniku: 17 mijë lekë të vjetra mbledh bashkia për çdo banor në vit. Ndërkohë që meqë përmendët Mirditën kemi pak a shumë të njëjtën strukturë është 31, Kruja 38. Mati është në një funksion, së bashku me Divjakën 2.974. Bashkive me performancë më të madhe ndaj atyre më të vogël, diferenca është 48 herë.
Melyshi: A ka një statistikë sa merr qeveria nga Mirdita?
Mazniku: Padyshim që ka.
Top Channel