Dokumentari i ri thotë se ‘Izraeli ka vrarë izraelitët’ më 7 tetor (foto-video)

11/03/2024 21:58

Një dokumentar i ri nga agjencia investigative e rrjetit Al Jazeera zbulon se shumë nga tmerret e raportuara për sulmin e paramilitarëve palestinezë që nisi më 7 tetor, janë të pavërteta.

Një nga komentatorët e dokumentarit thotë: “Është përdorur dezinformacion, dhe nganjëherë i qëllimshëm, i aplikuar nga zëdhënës zyrtarë”.

Video me dokumentarin e plotë të Al Jazeera pritet të publikohet e plotë në rrjetin YouTube.

Megjithëse ai nuk është hetimi plotë nga ekspertë ndërkombëtarë siç është kërkuar për ngjarjen, dokumentari konfirmon raportimet e disa agjencive të pavarura për sulmet e 7 tetorit se shumë nga viktimat u vranë nga plumbat e ushtrisë izraelite.

Dokumentari thotë se mesditën e 7 tetorit ushtria izraelite përdori atë që njihet si ‘Hannibal Directive’që shpjegohet nga historiani izraelit Uri Bar-Joseph: “Hannibal Directive është një protokoll informal i ushtrisë që thotë se ‘më mirë ushtari të vritet sesa ta kapin të gjallë’”.

Al Jaseera shkruan se siç kishte raportuar rrjeti Electronic Intifada në dhjetor, një kolonel izraelit e përshkruante sulmin e 7 tetorit si një “Hanibal masiv.” Tashmë kjo doktrinë duket se është zgjeruar jo vetëm nga radhët e ushtrisë, por te të gjithë izraelitët, përfshi dhe civilët.

Duke ekzaminuar pamjet e publikuara të sulmeve, Al Jazeera analizoi detajet dhe dëshmitë e qindra të mbijetuarve.

Të paktën 27 të burgosur izraelitë në dorë të palestinezëve “kanë vdekur diku mes shtëpive të tyre dhe gardhit të Gaza, në rrethana të pashpjeguara”.

U zbulua gjithashtu se 18 nga 782 civilët izraelitë dhe të huaj të vrarë në sulm, u qëlluan nga ushtarët izraelitë.

Megjithëse nuk ka një konkluzion për numrin e saktë të viktimave të vrarë nga Izraeli, aty thuhet se “një numër viktimash kanë vdekur në rrethana të paqarta.

Në pamjet e mbledhura nga kolonia izraelite ‘kibbutzim’ – e cila u sulmua nga Hamas, jepet një koment nga ushtaraku britanik Chris Cobb-Smith, i cili thotë se shumica e dëmeve te shfaqura nuk mund të ishin bërë nga Hamas.

“Në pamjet e sulmit të Hamas pasi kaluan gardhin drejt [kibbutzim], ata kishin vetëm armë të lehta,” thotë ai në dokumentar. “Armë personale dhe disa granata-lëshues, kur dëmet në vendbanimet izraelite Kibbutz Be’eri e Kibbutz Kfar Azza tregonn shkatërime katastrofike që mund të kryhen vetëm me armë të rënda”, thotë ushtaraku, duke sugjeruar se vrimat e predhave tregonin se ishin kryer ndoshta me tanke.

Në dokumentar theksohet dhe një raport i OKB ku përmendet se provat nuk tregojnë për përdhunime në sulm, një konkluzion që mbështetet dhe nga analiza e Al Jazeera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA