Armëpushimi në Gaza, Sekretari i SHBA-së, Rubio: Nuk ka plan B, Hamasi duhet të dorëzojë armët
Në një opinion të rrjetit britanik “The Guardian” thuhej sot se rregulli kryesor për të famshmit është se pasi ke hyrë në makinerinë e publicitetit, ‘duhet të harrosh se mund të mbash më sekrete’.
Ashtu si dikur kur imazhi i Trotskit u zhduk nga portreti i byrosë politike sovjetike, ndërhyrjet në fotot publike gjithmonë shkaktojnë zhurmë.
Çfarë sekretesh fshihen në bluzën e modifikuar të së bijës, në pjesën e errësuar apo në zinxhirin e shtrembëruar? Çfarë tmerresh të dinastive kërkon të tregojë mungesa e unazës së martesës së princeshës?
Çështja e operacionit të princeshës vjen pak pas asaj të kancerit të vjehrrit të saj mbret, çka mund të sugjerojë se ka diçka që s’shkon me shëndetin e tyre, që ndoshta familja kërkon ta mbajë private.
Pallati mbretëror tashmë duhet të mendojë me vete se perse nuk dalin në media budallëqet e princit Harry, tani që janë më të nevojshme?
Fotoja e princeshës e publikuar në fundjavë ishte shumë qetësuese, e buzëqeshur më në fund pas disa javë mos-paraqitjeje në publik. Por teksa të gjithë presin lavdërime ndaj saj për paraqitjen, ndodhi e kundërta.
Mediat nisën të hetonin detajet e kuruara ose të modifikuara të imazhit, aq sa princesha u detyrua të pranonte publikisht modifikimiet e bëra nga stafi i imazhit të familjes mbretërore.
Familja mbretërore britanike ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndryshe nga monarkë të tjerë të Evropës. Mbretëresha e prezantonte shpesh rrjetin e saj të gjerë familjar, me pallatet, titujt e funksionet. Kjo sepse mbretëria përfitonte nga fama e saj në botë dhe media është thelbësore për këtë.
Morali i redaktimit të fotos së princeshës është i thjeshtë. Duhet treguar gjithçka. Princesha ka pranuar redaktimet e fotos nga ekspertët, por jo arsyet e tyre.
Kjo ka sjellë dhe thashethemet, spekulimet dhe fabrikimet.
Në një kohë lajmesh e fotosh të rreme apo të pagjurmueshme, mbajtja e sekretit është armik i të vërtetës. Prandaj ata duhet të tregojnë si është puna, për të gjeneruar një respekt sado minimal te opinioni. /The Guardian/
Top Channel