Ministri i Jashtëm dhe njëherit kandidat i BDI-së për President, Bujar Osmani në fjalimin e tij para të pranishmëve në Kale theksoi se populli shqiptar dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të përcaktuar për BE dhe vlerat e familjes evropiane.

Ai thotë se si Presindet i ardhshëm do të punojë që vendi të bëhet pjesë e BE-së.

“Por rruga nuk është e lehtë. Ardhmëria e vendit tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë. Një nga interesat kryesore strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-se dhe NATO-s. Por, në rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti! Ne jemi shumë të qartë: për ne Dielli lind në Perëndim”, tha Osmani.

Osmani i kujtoi oponentët politikë se nuk duhet të harrojnë se kush janë miqtë e kush armiqtë e vendit, duke theksuar se pikërisht kjo është arsyeja pse ai ka hyrë në garë për të parin e shtetit.

“SHBA – BE – NATO… Këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, meqë dikush te ne po harron se kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë. Ne jemi këtu për t’ia kujtuar me vepra gjithsecilit se përcaktimi ynë është një dhe i pakthyeshëm: SHBA – BE – NATO…. Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë! Vetëm kjo kauzë e shenjtë më ka shtyrë të paraqes kandidaturën për President i Republikës. Mbetem thellësisht i bindur se, së bashku, në një Maqedoni të bashkuar, kemi forcën dhe fuqinë për të ruajtur përcaktimet tona strategjike dhe për të ndërtuar një të ardhme që përkufizohet me shpresë, përparim dhe gjithëpërfshirje”, shtoi Osmani.

Fjala e plotë e Bujar Osmanit: 

Dita e mire shihet qe ne mengjes! Mire se keni ardhur te gjithe ju, nga Likova e Struga, Kumanova e Kerçova, Manastiri, Çashka, Velesi, Ohri,Gostivari, Tetova e Shkupi!
I nderuari lider i kauzave te medha kombetare, shembull i guximit dhe krenarise, frymezues i vizioneve te perbashketa – z. Ali Ahmeti….

Te dashur bashkudhetare te palekundur te organizates me te madhe politike shqiptare ne vend- anetare dhe mbeshtetes te Bashkimit Demokratik per Integrim…

Vellezer e motra te shtrenjte….

Ishim te gjithe bashke deshmitare me 2009, kur kryetari Ahmeti, ne sallen universale ne Shkup shpalosi platformen e 12 pozicioneve kyçe ne shtet, synimi i te cilave nga shqiptaret do te shenonte nje nivel te ri madhor te kontributit tone ne shtetformimin e Republikes, duke ruajtur e thelluar orientimin e saj euroatlantik dhe duke instaluar barazine e plote etnike dhe politike.

Sot jam ketu para jush, i mbushur me ndjesine e thelle te pergjegjesise dhe te perkushtimit, duke ndjekur bindjen e tij largpamese se asnje post politik ne kete shtet nuk eshte me i pamundur per ne, shqiptaret!

Ne sot po vendosim per te bere nje kapercim tjeter te madh ne udhen e realizimeve historike te popullit shqiptar ne Maqedonine e Veriut!

Pas kryeparlamentarit shqiptar, pas kryeministrit shqiptar, jam ketu para jush per te nisur sebashku me plot krenari dhe besim rrugetimin drejt pozites me te larte politike ne shtet – President i Republikes! Kjo do te jete fitorja me e madhe e popullit tone, por do te jete nje fitore po kaq e madhe edhe per popujt e tjere, me te cilet na lidh bashkejetesa ne Republiken tone.

Me lejoni, ju lutem, te dashur motra dhe vellezer, te shpreh nje mirenjohje nga burimi i zemres per ju ketu, ata jashte kesaj salle dhe mijera e mijera te tjere qe me trup nuk jane ketu sot, por qe me besimin e tyre me kane dhene mundesi te jashtezakonshme si njeri dhe si mjek te sherbej per te miren e perbashket. Nepermjet mandatit te ministrit ne tre resore kyçe per qeverine dhe per shtetin. Jam ndjere i privilegjuar, por edhe i detyruar per te bere gjithçka qe ishte ne mundesite e mia per ta mbajtur lart nderin e besimit tuaj. Andaj Ju faleminderit nga zemra per besimin!

Edukimi familjar si bir, baba dhe bashkeshort kane qene burimi i pare i frymezimit tim per t’u perballur pa droje me barren e punes. Besoj se ia kam dale mbane aq sa te vij sot para jush me ballin lart. Jam ndeshur me sfida nga me te veshtirat ne kohe te mira dhe te liga, duke fituar keshtu nje pervoje madhe, e cila me jep sigurine e plote se bashke ne mund te bejme me shume dhe t’ia dalim.
Lufta per demokraci, per barazi dhe per vlerat evropiane eshte lufte per te ardhmen tone dhe ajo nuk ka mbaruar. Jap fjalen solemne sot para jush se perkushtimi im per keto vlera eshte dhe do te jete i pathyeshem. Njerezit tane, femijet tane e meritojne te ardhmen europiane. Ne ua kemi borxh ta ndertojme per ta. Dhe do ta ndertojme.

Motra dhe VellezerGjate mandatit si Zevendeskryeminister per çeshtje europiane dhe se fundmi si minister i Puneve te Jashtme, veçanerisht si kryetar i OSBE-se, pata privilegjin te perfaqesoj Republiken tone ne skenen boterore dhe te punoj me diplomacine nderkombetare per paqen globale, duke ngritur njeherit lart interesat tona shteterore. Jam i qarte per perspektivat e reja ku duhet te perqendrohemi per te hequr barrierat qe na mbajne ende jashte rruges se gjere te progresit dhe zhvillimit qe ofron shekulli XXI. Si pjesetar aktiv i popullit shqiptar dhe si qytetar i perkushtuar i Republikes se Maqedonise se Veriut kam pervojen e pasur, vullnetin e forte dhe vizionin e ri per ta ngritur me lart reputacionin e shtetit tone, duke vendosur partneritete te pershtatshme dhe shtuar miqte, me te cilet na bashkojne vlerat ne arenen nderkombetare, per ta bere se bashku rrugen per ndertimin e te ardhmes se qytetarev tane pa dallim.

Kam qene gjithmone i bindur per fuqine e dialogut dhe te bashkepunimit ne tejkalimin e barrierave dhe nxitjen e mirekuptimit te ndersjelle midis popujve. Tashme e kam pare dhe perjetuar drejtperdrejte kete fuqi ne menyren si vepronin aleatet tane te medhenj te demokracive te sprovuara. Kam nderin dhe kenaqesine te pohoj se kam fituar besimin dhe miqesine e ketyre aleateve. Kjo pervoje eshte pasuria ime me e çmuar, te cilen do ta jap si President i ardhshem.

Si mjek, kam qene deshmitar i qendrueshmerise por edhe i merzitise se njerezve tane perballe nje sistemi mjaft te nderlikuar dhe te ngadalte. Jam deshmitar i gezimeve dhe hidherimeve te bashkeqytetareve tane. Jam bere keshtu i vetedijshem per nevojen e nje sistemi politik te organizuar dhe te menaxhuar me i mire, me qellimin per te sjelle nje ndryshim te thelle ne jeten e qytetareve dhe te familjeve te tyre.
Pervojat si mjek kane ngulitur thelle ne karakterin tim dhemshurine dhe empatine. Une besoj fort se Presidentit te shtetit i duhen keto cilesi, per te vepruar jo vetem me mendje, por edhe me zemer kur eshte fjala qe secili nga bashkeqytetaret tane te kete mbeshtetjen e nevojshme nga shteti dhe shoqeria per nje jete me te mire dhe me cilesore.

Ne duam t’i mbajme ketu, ne atdheun tone, bijat dhe bijte tane. Nje numer i madh i bashkeqytetareve tane po largohen ne kerkim te mundesive me te mira jashte vendit, duke e varferuar ndjeshem potencialin ekonomik dhe intelektual te shtetit tone. Detyra jone madhore sot eshte qe kete te ardhme t’ua sigurojme patjeter ketu, ne vendlindje. Kjo nenkupton luften per shtetin e se drejtes, per institucione te fuqishme, kujdesin per shendetin e njeriut, kujdesin per mjedisin, nenkupton doemos nje sistem te mire arsimor.
Sfidat jane shume te medha, pa dyshim, por edhe mundesite jane po aq te medha, mjafton qe te nxjerrim ne krye njerezit e afte, te cilet dine te na drejtojne per bere sa me shpejt vendin tone pjese te familjes europiane. Secili, pa dallim feje e kombesie, pa dallim ngjyre, duhet te ndjehet i sigurt se do te kete ate qe meriton. Kjo eshte barazia ne nje shoqeri te lire, per te cilen une do te luftoj pa u lodhur me dijen, pervojen dhe vullnetin tim te forte si President i ardhshem i shtetit.

Te dashur motra dhe vellezer!
Per ta ndryshuar trendin e largimit nga shtepia jone e perbashket duhet te krijojme nje mjedis qe nxit inovacionin, sipermarrjen dhe rritjen ekonomike. Ne duhet te investojme ne programet e arsimimit dhe formimit profesional, per ta armatosur rinine tone me dije dhe aftesi te reja, ne perputhje me nevojat e zhvillimit ne shekullin XXI.

Prandaj ketu po paralajmroj se do te promovoj nje Marreveshjeje Kornize Ekonomike, qe do te mbuloje pikerisht keto fusha, per te cilat sapo fola.
Do te jem njeriu i politikave qe i japin perparesi qendrueshmerise, duke promovuar praktika ekologjike dhe nje qeverisje te pergjegjshme me llogaridhenie. E kam provuar para jush se e mbaj fjalen e dhene. Tani po kerkoj mundesine per ta provuar para gjithe qytetareve te Maqedonise.

Si baba krenar i tre femijeve, jam i vetedijshem per mundin e shkrire ne formesimin e se ardhmes se popullit tone. Si te gjithe prinderit, edhe une enderroj per nje Maqedoni, ne te cilen femijet tane te rriten dhe te perparojne, te lire per te realizuar endrrat dhe aspiratat e veta, duke marre nga ne trashegim paqen dhe mundesi te pakufizuara per prosperitet dhe barazi.
Pikerisht ky vizion per nje te neserme me te ndritur e ushqen pasionin tim per sherbimin publik dhe me frymezon te punoj pa u lodhur.

E ardhmja jone eshte vetem ne Bashkimin Evropian dhe kete duhet t’ua sigurojme qytetareve tane.Por rruga nuk eshte e lehte. Ardhmeria e vendit tone eshte e kercenuar edhe nga jashte. Rusia nuk eshte miku yne. Nje nga interesat kryesore strategjike ruse eshte qe Ballkani te mbetet jashte BE-se dhe NATO-s. Por, ne rrugen tone e kemi zgjedhur qe moti! Ne jemi shume te qarte: per ne Dielli lind ne Perendim.
SHBA – BE – NATO…

Keto fjale duhet t’i perserisim me shpesh, meqe dikush te ne po harron se kush jane miqte e kush jane armiqte tane. Ne jemi ketu per t’ia kujtuar me vepra gjithsecilit se percaktimi yne eshte nje dhe i pakthyeshem: SHBA – BE – NATO…. Jo Rusia, jo Kina, jo Bjellorusia.

Vetem kjo kauze e shenjte me ka shtyre te paraqes kandidaturen per President i Republikes. Mbetem thellesisht i bindur se, se bashku, ne nje Maqedoni te bashkuar, kemi forcen dhe fuqine per te ruajtur percaktimet tona strategjike dhe per te ndertuar nje te ardhme qe perkufizohet me shprese, perparim dhe gjitheperfshirje.

Ne keto zgjedhje, kete percaktim do ta vulosim, duke i thene JO RUSISE, PO EVROPES.
PO per aleancen tone me NATO-n!
PO per partnerin tone strategjik – SHBA!
PO per integrimin tone ne Bashkimin Evropian!

Edhe njeher!!!

PO per aleancen tone me NATO-n!
PO per partnerin tone strategjik – SHBA!
PO per integrimin tone ne Bashkimin Evropian!

Te dashur miq!

Me lejoni te them dy-tri fjale edhe per zgjedhjen e Presidentit te shtetit nga ana e Parlamentit: Kjo fjale nuk eshte pjese e folklorit parazgjedhor. Eshte kerkese e Bashkimit Demokratik per Integrim dhe e zotit Ahmeti qe nga viti 2009 dhe perkon me angazhimet e BDI-se per barazi nderetnike, kunder ekskluzivitetit te cilitdo popull per nje post te caktuar politik. Ne e kemi deshmuar se jemi te gatshem ta arrijme kete.

Por tani une po hyj ne kete gare me kete model zgjedhor, me shpresen per t’i bindur votuesit se jam me i pershtashmi per kete detyre. Pervoja ime politike dhe diplomatike, si dhe pervoja ne drejtimin e OSBE-se ne periudhen ndoshta me te veshtire te ekzistimit te saj, me forcon besimin se jam i pergatitur per lartesine e misionit qe po kerkoj. Europa dhe bota po kalojne neper nje krize serioze te sigurise. Bota me disa vatra te pergjakshme lufte eshte me komplekse se kurre. Anija jone kerkon nje kapiten te stervitur. Une besoj se jam njeriu i duhur per rrethanat.

Do te doja jem edhe frymezim per brezat e ardhshem te shqiptareve, qe ata te shihnin ne mua shembullin e suksesit ne sherbim te vendit. Do te doja te jem shembull suksesi edhe per brezat e ardhshem te kombesive te tjera, te cilet te gjenin ne perkushtimin tim realitetin e shtetit te shanseve te barabarta dhe te meritokracise, pa ndarje ne qytetaret e privilegjuar dhe ata te dores se dyte. Ne ia dolem te ndertojme nje shoqeri te kombeve te barabarta dhe te njerezve te barabarte.

E deshmuam se mund te kemi nje kryetar te suksesshem te Kuvendit, nje kryeminister te suksesshem, tani na takon neve, brezit tone, te deshmojme se mund te kemi edhe nje President te Republikes, po ashtu te suksesshem. Nje president qe do te bashkoje, por edhe nje president qe do te kujdeset per institucionet dhe respektimin e rendit kushtetues.

E di, kete une nuk mund ta bej i vetem. Me perulesi kerkoj mbeshtetjen, besimin dhe voten tuaj ne zgjedhjet e aferta. Se bashku, le te fillojme kete rrugetim drejt nje te ardhmeje me te ndritshme per Maqedonine tone – nje e ardhme e ndertuar mbi vlerat dhe parimet e demokracise, te drejtesise dhe te barazise per te gjithe.

Trimi i mire me shoke shume!- thote populli.

Faleminderit dhe na prifte e mbara!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA