VIDEO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit. “Benz”-i përmbyset në rrugë, bllokohet trafiku 02/09 22:06
Producenti Ols Abazi i ftuar në maratonën e transmetimit të Çmimeve Oscar që po transmetohet në ekranin e Top Channel tregoi arsyet përse Oppenheimer arriti të dominojë tek shikuesit vitin e kaluar.
Ai u shpreh se edhe filmat janë të lidhur politikën. Duke u bazuar në filmin Oppenheimer, ai tha se arriti të dominojë sepse vitin e kaluar është përmendur shumë bomba bërthamore.
Kjo situatë sipas tij ka bërë që të krijojë “bumin” në kinematë botërore.
“Pse Oppenheimer arriti të dominojë vitin e kaluar. Arriti ta bëjë këtë sepse lidhet me bombën bërthamore. Vitin e kaluar është përmendur më shpesh bomba bërthamore. Është e lidhur politikisht”, tha ai.
Top Channel