Foto ilustruese

Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj, në rrethana ende të paqarta.

Ka qenë nëna e së miturës ajo e cila ka bërë denoncimin në Policinë e Shkodrës, një ditë më parë.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës“, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Nga aan tjetër një 66-vjeçar me iniciale B. K.,  banues në Shkodër, po hetohet në gjendje të lirë pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Një tjetëe ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ky dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA