
Ilnisa Agolli ka rrëfyer linjën e jetës, ku mes lotësh tregoi për vështirësitë me rritjen e vajzës dhe marrëdhënien me familjarët e tjerë.
Banorja e Big Brother VIP tregoi se rritja e Anaisit ka qenë një sfidë për të, ndërsa pranë ka pasur gjithmonë familjarët e saj.
Ajo tha se nënës i detyrohet shumë, ndërsa u ndal më tepër tek babai i saj.
“Babai është pika ime e dobët, dua që ai të jetë krenar”, u shpreh Ilnisa mes lotësh.
Pas rrëfimit emocionues, ajo u surprizua nga mamaja e saj, me të cilën pati një përqafim nën lot.
Nëna i dha Ilnisës, këshillat për lojën, teksa shtoi se presin më tepër që ajo ti bëjë krenare.
Banorja nuk e ka takuar prej më shumë se 55 ditësh vajzën e saj, por mbrëmjen e sotme me një tufë me lule në duar vogëlushja Anais i dhuroi mamasë së saj përqafimin e munguar.
Top Channel