Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve socialistë në Shkodër/ Cilët janë të zgjedhurit e Berishës që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ramës

09/03/2024 11:39

Mbledhjes së qeverisë në Shkodër, i janë bashkuar edhe kryebashkiakët e vendit, ku mes tyre ra në sy pjesëmarrja edhe e demokratëve.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, i janë pergjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë.

Pjesë e mbledhjes së qeverisë është edhe kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti dhe ai i Memaliajt, Albert Malaj.

Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët zhvillojnë sot mbledhje në orën 10:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Në orën 10.00 takimin e hapi kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta dhe më pas mori fjalën ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbion Mazniku.

Nëntë tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesorë.

Sipas agjendës, takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe pritet të zgjasë 60 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA