Bankierja irlandeze që u vendos në Portugali tregon presionet e fqinjit për t’i vjedhur tokën (fotot)

09/03/2024 15:33

Një ish-bankiere e Londrës që vendosi të shkonte në qytezën turistike të Algarve për vitet e saj të pensionit, ka rrëfyer për tmerrin e shkaktuar nga fqinji i saj agresiv që i mori tokën dhe e largoi nga shtëpia, ndërsa tani është e detyruar të fshihet.

65 vjeçarja Orla Dargan, bleu shtëpinë e saj të ëndërrave në Portugali €600,000 në 2016. Ajo jetoi aty e lumtur për disa vjet, para se pranë saj të vendosej fqinji i rrezikshëm që i ktheu jetën në makth.

Nëna e dy fëmijëve ishte paralajmëruar për sjelljen kërcënuese të fqinjit, teksa në një prej rasteve ai ishte përpjekur ta nxirrte nga rruga me makinë, shkruan Daily Mail.

Por teksa ajo ishte për të vizituar familjen në Irlandë në fund të 2021, kur u kthye gjeti punonjës ndërtimi që gërrmonin në tokën e saj pas zhvendosjes së gardhit ndarës.

Disa vite betejash ligjore pasuan dhe rrjedhimisht gjykata mbështeti versionin e gruas duke urdhëruar fqinjin të kthehej në tokën e tij, por ai ende nuk e ka bërë dhe pas një viti.

Pjesa më e rëndë e cështjes për gruan ishte vrasja e qenit të saj, i cili u zhduk ditën e seancës së parë gjyqësore dhe më pas u gjet i vdekur me plagë të rënda.

Një seri ngjarjesh të tjera i shkaktuan zonjës Dargan stres dhe frikë për sigurinë, derisa vendosi të largohej nga Algarve duke u zhvendosur në disa adresa në Portugali e Spanjë për të mos u zbuluar.

Ajo është bija e biznesmenit irlandez Michael Dargan dhe motra e milionerit Alan Dargan, teksa ka punuar shumicën e kohës si bankiere fondesh në City of London.

Pas divorcit nga bashkëshorti ajo bleu shtëpinë në zonën Santa Barbara De Nexe, ku kishte dhe të tjerë britanikë e irlandezë por nuk gjeti qetësinë që kërkonte.

Djali i Dargan thotë se nëna e tij që ishte një person i qetë u bë një njeri i stresuar prej sjelljes së fqinjit. Gruaja vijon padinë dhe kërkesën e urdhrit të mbrojtjes ndaj saj.

FOTO GALERI
1/7
65 vjeçarja Orla Dargan, bleu shtëpinë e saj të ëndërrave në Portugali €600,000 në 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA