VIDEO/ Peleshi uron gratë ushtarake për 8 Mars: Përkushtimi dhe sakrifica juaj mbetet e pazëvendësueshme
08/03/2024 14:11
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot gratë dhe vajzat ushtarake me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Peleshi ka publikuar një video, ku duken gratë ushtarake në detyrë, të cilat kontribuojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake. Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshëm”, shkruan Peleshi krahas videos.
Edhe figura të tjera të politikës shqiptare kanë shprehur urimet e tyre, në rrjetet sociale, për 8 Marsin.
Top Channel