Ky është momenti kur automjeti luksoz tip “Audi Q7” është ndaluar në doganën e Kapshticës për kontroll, por ishte mbushur me drogë.
Automjeti i cili drejtohej nga 42-vjeçari Julian Suljoti u ndalua për kontroll në vijën e dytë, përfshirë edhe procesin e skanimit të kryer nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën 51 kilogramë cannabis sativa, e ndarë në pako.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të tiju gjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.
Së bashku me sasinë e lëndës narkotike dhe armën e zjarrit, u sekuestruan 6 celularë dhe 5 automjete.
Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Endri Merolli dhe Stelio Suljoti.
Top Channel