Shtëpia depo armësh! Në Babicë të Vlorës, aty ku u gjet arsenal dhe municione… gjyshërit nuk dinin asgjë

08/03/2024 15:23

Një ditë pasi në fshatin Babicë të Vlorës, në banesën e Luçiano Deraj, të arrestuar për gjetjen e një arsenali armësh, në banesë gjejmë vetëm gjyshërit e tij së bashku me nënën, të cilët nuk duan që të dalin në kamera.

Jashtë kamerave ata shprehen se nuk e kishin idenë për armët dhe se djali i tyre punonte në një servis automjetesh. Gjithashtu ata janë shprehur se policia ka ardhur mëngjesin e djeshëm në orën 8-30 dhe ka qëndruar pothuajse gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje.

Në katin e dytë të banesës e cila survejohej me kamera policia pasi ka bërë kontrollin dhe sekuestruar arsenalin e armëve, ka mbyllur derën dhe nuk lejojnë njeri të hyjë.

Ndërkohë që drejtoria e policisë së Vlorës ditën e djeshme ka dalë në një konferencë për shtyp për arsenalin e armëve që kishte sekuestruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA