Protestë për 8 Marsin! Marshimi i grave aktiviste: Nuk kemi arsye për të festuar

08/03/2024 15:12

Organizatat, të cilat në fokus të tyre kanë të drejtat e grave, e kanë kujtuar 8 Marsin me një marshim protestë në qendër të Elbasanit.

Ato përcollën mesazhin se gratë e vajzat sot në Shqipëri kanë më shumë arsye të protestojnë se sa të festojnë. Duke pranuar se vitit e fundit është bërë shumë, përsa i përket bazës ligjore, gratë ndanë mendimin se zbatimi i këtyre ligjeve lë shumë për të dëshiruar.

Po ashtu shumë zonja ndanë mendimin se arsyet për të protestuar janë të mëdha ku kryesore mbetet dhuna, por duke shtuar se çdo grua meriton të festojë.

Ky është i disati vit, që 8 Marsi në Elbasan, përkujtohet me marshime sensibilizuese, edhe pse as këtë vit nuk kanë munguar organizimet festive mes zonjave, të cilat kanë menduar t’i dhurojnë vetes një ditë të bukur përkundër problematikave të përditshme.

Top Channel