Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia e Korçës sot në fshatin Vloçisht, ku kanë rënë në pranga tre persona
Mësohet se nga kontrollet në një banesë në Vloçisht janë gjetur më tepër se 51 kg drogë, ku janë sekuestruar bashkë me 1 armë zjarri pistoletë, 6 celularë dhe 5 automjete.
Droga i përket një personi të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale Julian Suljoti, i cili ka rënë në pranga së bashku me bashkëpunëtorët Endri Merolli dhe Stelio Suljoti.
Operacioni është finalizuar pas hetimeve 1-vjeçare, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
41-vjeçari dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij, në drejtim të Greqisë me një mjet tip “Audi Q7”,
“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, nga autoritetet doganore, në pjesën e shasisë të automjetit, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 51 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të shtetasit J. S., u gjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”. Së bashku me sasinë e lëndës narkotike dhe armën e zjarrit, u sekuestruan 6 celularë dhe 5 automjete”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel