Operacion antidrogë në Kapshticë/ Sekuestrohet kanabis në “Audi Q7”, arrestohet drejtuesi i mjetit

08/03/2024 13:29

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të premte në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg. Burime thonë se droga ishte përshtatur në shasinë e mjetit tip “Audi Q7”, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim.

Top Channel