Misteri i ekzekutimit të Pëllumb Metës/ Fëmijët e vranë me paramendim? Ish-drejtori i burgut: Ata e dinin që do…

08/03/2024 10:14

Pëllumb Meta dyshohet u vra nga nga tre fëmijët e tij në bashkëpunim.

Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha i ftuar në Breaking tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është se familjarët nuk ndiejnë pendesë dhe janë të ftohtë.

Faik Basha: Nuk kam parë një familje të tërë që ka kryer një ekzekutim makabër, të një njeriu që supozohet të ishte më i dashuri për ta, babai. Çfarëdo të kishte bërë, çfarëdo situate , mendoj që kishte plot rrugë për t’i dhënë zgjidhje. Kjo familje nuk është në gjendje të rënduar ekonomike, kishin një vilë. Babi bëntë dy punë, edhe fëmijët punonin. Një familje në pamje të parë normale.

Është mister i madh dhe do jetë objekt studimi arsyeja pse e çoi këtë familje të kryejnë këtë akt kaq  të rëndë. Për 10 ditë të jetonin në këtë lloj gjendje, pa dhënë asnjë lloj arsye. Të gjithë ishin të shpërndarë në punë e shkollë, njerëzit që kanë qenë në kontakt kanë treguar një sjellje shumë normale, edhe pse kishte ndodhur ngjarja. Kjo është ajo që të bën të habitesh. Ftohtësia.

Kam parë njerëz që kanë vrarë dhe në 99% të rasteve kam parë pendesa, në këtë familje nuk shoh asnjë lloj pendese.

Basha theksoi se nga policia duhet të ishte bërë një punë më e thelluar para arrestimit.

“Duke i mbajtur nën hetim, mund të kishin patur mundësinë për të zbuluar kush është autori. A do të diskutonin mbi faktet mbi mbrojtjen, mbi autorin që do i linin fajin dhe do përsërisnin rolin që do mbanin para gjykatës. Ata e dinin që do zbuloheshin, thjesht fituan kohë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA