Rusia dhe Ukraina pretendojnë se i kanë rrëzuar dhjetëra dronë njëra-tjetrës gjatë natës, kur të dy vendet ndërmorën sulme ndaj kundërshtarit përtej vijave të frontit.
Dueli i dronëve të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit, është kthyer në njërin prej fenomeneve shënjuese të luftës dyvjeçare mes dy vendeve fqinj. Sipas forcave ajrore të Ukrainës, Moska lëshoi mbrëmjen e kaluar drejt territorit ukrainas 37 dronë kamikazë iranianë Shahed dhe tre raketa. “Ne rrëzuam 33 prej tyre Kirovogradit, Odesës, Hersonit, Mikolajivit dhe Harkivit”, nënvizohet në deklaratë.
Ministria ruse e mbrojtjes nga ana tjetër pretendon se ka qëlluar 16 dronë ukrainas orët e para të ditës së sotme. 15 prej tyre u shkatërruan rajonin jugor të Volgogradit, zona më e afërt me vijat e frontit në lindje të Ukrainës me një distancë prej rreth 300 kilometrash. Ndërsa një mjet pa pilot ukrainas është rrëzuar sipas rusëve, në rajonin kufitar të Belgorodit, ku ka pasur vazhdimisht incidente që Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Frika e një shtrirje të konfliktit, edhe pse në hije, duket vazhdon.
NATO nisi një ditë më parë një manovër të gjerë , me të cilën synohet të trajnohet aftësia mbrojtëse e aleancës në rast sulmi. Në manovër marrin pjesë 20.000 ushtarë nga 13 shtete anëtare të aleancës. Para fillimit të manovrës së NATO-s, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius shkoi në Altan norvegjeze. Të mërkurën ai vizitoi një stacion të ushtrisë norvegjeze në kufi me Rusinë dhe ofroi një bashkëpunim më të madh të Bundeswehrit në veri edhe pse bota për momentin i ka drejtuar sytë nga Ukraina dhe Lindja e Afërt.
Një pjesë e rëndësishme e fuqisë ushtarake të Rusisë është mbledhur në veri, ka thënë Pistorius. “Këtu kalon trafiku, këti kryqëzohen nëndetëset. Këtu piqen bashkë shumë gjëra, për të cilat ne kemi shumë pak njohuri në Europën Qendrore.
Top Channel