Kryhet martesa e parë mes dy grave në Greqi, aktorja kurorëzon dashurinë e saj me partneren

08/03/2024 17:19

Martesa e parë mes dy grave është bërë dje në Greqi, pas vendimit të marr në Kuvend pak javë më parë.

Ceremonia u zhvillua pasditen e djeshme, në bashkinë e Athinës, ku aktorja Alexia Bezikis u martua me partneren e saj Danae Deligeorgis.

Dasma u krye nga kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas , i cili foli për momente mjaft emocionuese.

“Momentet ishin shumë emocionuese dhe ata që patën kënaqësinë të ishin në të dyja eventet përjetuan emocione shumë të forta. Ishte kënaqësi dhe nder të ndaja këto momente shumë personale me dy çiftet, momentet më të lumtura të jetës së tyre. Natyrisht, ne kemi detyrimin që çdo qytetar i Athinës të sigurohet që ai të jetë në gjendje të jetojë dhe të dojë këdo që ai zgjedh”, tha kryebashkiaku i Athinës për Alpha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA