Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt lidhur me negociatat PS-PD për rikthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit. .
Ai ka publikuar një foto të Alibeajt në kafe, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohet se është përfaqësues i PS-së, ku shkruan:
“Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.
Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.
Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe një status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”.
Top Channel