Gërryen lumin Drin për të marrë inerte, arrestohet një 33-vjeçar dhe dy punëtorë të tjerë nën hetim

08/03/2024 10:22

Një 33-vjeçar është arrestuar dhe dy punëtorë janë vënë nën hetim në Shkodër pasi u kapën duke marrë ilegalisht inerte në shtratin e lumit Drin me eskavator dhe i transportonin me kamion.

I arrestuari është 33-vjeçaro Sh.D i cili është pronari i subjektit ekonomik, ndërsa nën hetim janë vënë 39-vjeçari B.D dhe 25-vjeçari S.A.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA