Çfarë i tronditi më shumë shqiptarët? Grida Duma për përplasjen në Oborrin Mbretëror: Goditja e madhe është kur ndodh në familje të tilla, në një dimension në të cilin bie ëndrra

08/03/2024 10:45

Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma në Top Channel e nisi me një koment për ngjarjen e ndodhur mes princ Lekës dhe Elia Zaharia.

“Ishte e paevitueshme të mos trajtonim këtë që ishte fokusi i të gjitha mediave të tërhequra sa i përket ngjarjeve me Princ Lekën dhe Elia Zaharia. Ka pasur qëndrime nga më të ndryshmet dhe roli i medias, e nisëm me profesionalizëm mendoj unë me insertin për të treguar që media në cilat do vende monarkike të botës dhe ato perëndimore nuk e kanë kursyer vëmendjen dhe në momente që vetë media mund të ketë analizuar dhe kritikuar veten duhej më shumë apo duhej më pak kjo vëmendje.

Një gjë mund ta shpjegojë disi arsyen se përse familjet mbretërore janë në këtë fokus sepse gjithçka që ata kanë lapidar dhe kanë të paprekshme është sjellja e tyre, protokolli me të cilin sillen në shoqëri, veshja e tyre, imazhi i tyre, lëvizjet e tyre, gjestikulacionet, sjellja verbale, drejtimi tek njëri tjetri, distancat fizike që janë protokolle shumë specifike sa i përket familjeve mbretërore që trashëgojnë një lloj elitizmi dhe një lloj aristokracie e cila duket si një përrallë në ditët e sotme dhe kam bindjen që shumë shqiptarë kur kanë parë dasmën e Elias dhe Lekës kanë ëndërruar disi të kenë këtë lloj aristokracie, në Shqipërinë tonë që elita të tilla ka pasur pak dhe janë gjysmë të certifikuara si të tilla dhe ngjarja e djeshme që ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave sigurisht që ka të bëjë me atë që jo se kjo nuk ndodh në popullatë, apo kjo nuk ndodh në qytetarë të zakonshëm ose në sherre apo çështje të tilla janë të panjohura, por goditja e madhe është kur ndodh në nivel të tillë në familje të tilla, në një dimension në të cilin bie ëndrra, bie idealja, bie utopikja që në fakt është i vetmi lapidar që mbajnë ish monarkitë, apo familjet mbretërore”,  tha Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA