“Babai tentoi të më helmonte dhe rrëmbente”/ Sara Gjordeni rrëfen kalvarin e vuajtjeve që në moshën dy vjeçare, flet edhe për BBV: Pse u gjykova për ish të dashurit

08/03/2024 23:05

Sara Gjordeni, rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë, teksa nuk munguan as deklaratat për marrëdhënien me Bardhin dhe eksperiencën në Big Brother VIP.

Ish-banorja e Big Brother VIP, që u përjashtua pas konfrontimit fizik me Franceskën, rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën.  Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”, rrëfeu mes lotësh ajo.

E ftuar në “Ftesë në  5” ajo u shpreh e indinjuar për ‘meme-t’ në rrjet për foton e saj me Meritonin dhe Bardhin para se të dilte nga shtëpia, ku tha se është lënduar.

Sara tha se mungesa e babait si dhe humbja e dy vëllezërve, ka bërë që të jetë më e afër me djemtë sesa me vajzat, ndërsa afrimiteti me Meritonin nuk duhej të ishte keqkuptuar.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkuijt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di ça emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”, tha Sara.

Për sa i përket lojës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo vijoi si më poshtë:

“Vura në rrezik lojën time se mu errën sytë.. ama isha e ndërgjegjshme për Bardhin. Për shpirt të vëllait jam keq dhe po dridhem i kam thënë. Unë nuk po i jepja më debat Françeskës. Gjithmonë kishte një ves që të vinte në këmbë unë i ktheja kurrizin. Më lër se nuk do të lë të vazhdosh debatin. Debat nuk po të jap, unë i humba 100 mijë eurot e mia. Nuk jam krenare që kam bërë, por diçka e paralajmëruar. Mund të ishte parandaluar me një thirrje të Françeskës në dhomën e rrëfimit. Unë nuk kam ofenduar asnjë femër tjetër e para”.

Për sjelljen e saj që është kritikuar, Sara tha se e kanë bërë shumë situata të jetë e tillë.

“Në disa situata kur më kanë tradhtuar miqtë, partnerët, nuk më ka shërbyer ky karakter i ëmbël. Nuk kam thënë nuk jam perfekte, kurrë se kam thënë. Nuk jam fshehur. Nëse nuk do e kisha deklaruar që më rrëmbyen emocionet. Nuk shkova nga momenti, e kisha deklaruar që doja një moment ta gjeja Franceskën në tualet. Doja ta nxirrja nga shtëpia. U be goxha e bezdisur, si mundesh ti vajzë me një djalë 1 vjeç e gjysmë. Unë i kam thënë bën mirë që këtu të bësh vetëm gjera të mira, i ka thënë Ledjonës që më ka thënë ça Sara që do mbaj mend. Shkon te bardhi dhe i thotë ti dukesh nga femra që ke zgjedhur. Të ofendosh nivelin e femrës që ka zgjedhur publikisht”, tregoi ndër të tjera.

Sara nuk nguroi të fliste as për nënën e sja, teksa zbuloi se kur ka qenë e vogël nuk e ka takuar mamanë e saj për 3 vite dhe kur ajo ka ardhur nuk e ka njohur të ëmën.

“Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, tha Sara.

Pas përjashtimit nga Big Brother VIP, Sara deklaroi se në momentin që ka hapur rrjetet sociale ka vënë re komente, të cilat i konsideron skandaloze, ku pjesa më e madhe i përkisnin jetës personale të saj.

 “Jam pritur jashtë nga disa komente skandaloze. Big Brotheri yt janë ish-at. Por unë jam 28 vjeçe. Një histori 10 vite më parë. Po jo se si e shihje kur flisnit, po si ta shoh. Endriku ka treguar respekt për familjen e tij, për Bardhin dhe për mua me sjelljen që ka bërë pasi hyri në shtëpi. Nuk pata shumë për të thënë, më kanë bërë një pyetje që me atë që pe a është reale, kam thënë po. Bardhi është si ëngjëll, vetëm njeri nuk është. Është shumë i drejtë, se ajo lojë ka shumë intriga. Ja dy manipulime të vogla i kemi bërë edhe në grup, me Bardhin”, tha Sara Gjordeni.

Sara Gjordeni foli edhe për fshirjen e fotove të saj dhe të Bardhit, nga Instagrami i këtij të fundit. Ajo tha se ka kontaktuar me menaxherin dhe se nuk ka hatërmbetje mes tyre.

“Kam kontaktuar me menaxherin e Bardhit, janë thjesht të neutralizuar. Nuk ka hatërmbetje. Thjesht kanë lënë gjërat në dorën tonë, jo në të menaxherit. Arsyeja që janë fshirë ka qenë për shkak të debateve dhe luhatjeve që kam pasur me Bardhin, ata kanë vendosur që ti fshijnë dhe kur të dalë Bardhi do ti vendosë vetë”, u shpreh ajo.

Ish-banorja foli edhe për marrëdhënien me të tjerët, teksa u shpreh se Egla e ka dashur më shumë në atë shtëpi.

“Egla më ka dashur në shtëpi, jam nga të paktat që nuk jam ofenduar nga Egla. Ajo më ka dashur por kurrë se ka shprehur hapur. Për shembull marrim rastin që kur ishte zinxhiri i shpëtimeve, Egla shpëtonte Bardhin që më pas ai të më shpëtonte mua”, tha ajo.

Ish-banorja u ndal edhe tek refuzimi i motrës së bardhit për ta takuar, teksa shprehu gatishmërinë që familjarët e të dashurit të saj ta njohin nga jashtë.

“Nuk më erdhi keq që nuk më takoi. Unë isha e ndërgjegjshme për mënyrën se si mund të dukesha nga jashtë. Një prime më parë ne kemi pasur edhe një debat shumë të madh, pas disa konflikteve me Bardhin. Afërdita e ka parë këtë së bashku me familjarët. Nëse duan të më shohin jashtë jam mëse e gatshme që të më njohin”, tha Sara Gjordeni.

Sara vijoi më tej bisedën duke komentuar disa situata në shtëpi, pasi sipas saj disa banorë kanë nisur të ndikojnë tek Bardhi për lidhjen me të.

 “Nga kjo eksperiencë kam mësuar se duhet të kontrolloj impulsivitetin tim. Bardhit do t’i thoja të dëgjojnë vetëm zemrën, se në shtëpi kanë nisur zërat, kryesisht nga Juli. Për sa i përket dasmës do të thoja se unë jam njeri i ndjesisë momentale, nëse duam dasmë do ta bëjmë, nëse jo do të bashkëjetojmë”, deklaroi Sara Gjordeni.

Top Channel