8 marsi është dita kur vlerësohen arritjet e gruas pa dallim race, përkatësie etnike, gjuhe apo niveli social dhe ekonomik.

Nisi si një lëvizje pune në vitin 1908, kur pakënaqësia ndaj kushteve me të cilat përballeshin nxori në 15,000 gra në një marshim në rrugët e Nju Jorkut, me kërkesën e qartë për shkurtimin e orarit të punës, paga më të mira, të drejtën e votës për gratë. Një vit më vonë, siç kujton BBC, Partia Socialiste e Amerikës shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas.

Clara Zetkin ishte aktivistja që sugjeroi krijimin e një dite të posaçme ndërkombëtare të lartësonte figurën e gruas dhe betejat e saj. Për herë të parë, kjo ditë do të kremtohej në 1911-tën në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Zyrtarizimi i gjerë megjithatë, erdhi në 1975-tën, kur Kombet e Bashkuara nisën ta festojnë këtë ditë, si një moment për te vlerësuar arritjet e saj në shoqëri, politikë dh ekonomi, ndërsa rrënjët politike të ditës nënkuptojnë greva dhe protesta të organizuara për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.

Përse u caktua pikërisht 8 marsi? Kur hodhi idenë e një Dite Ndërkombëtare për Gratë, Clara Zetkin nuk kishte në mendje një datë të caktuar. Dhe në fakt, përcaktimi nuk ndodhi në 1917-tën, në një grevë në kohë lufte kur gratë ruse kërkuan “bukë dhe paqe”. Pas revolucionit të shkurtit atje, Car Nikolla abdikoi dhe qeveria e përkohshme e krijuar i dha grave të drejtën e votës. Greva e tyre kishte nisur në 8 mars. Data kur greva e grave filloi, ishte në fakt e dielë – 23 Shkurt.

Kjo ditë në kalendarin Gregorian ishte 8 Marsi, që u bë dita ndërkombëtare të cilën e kremtojnë të gjithë sot. Në vende si Rusia, shitjet e luleve dyfishohen në 8 mars; në Kinë, shumë gra punojnë vetëm gjysmë dite. Në Itali, la Festa della Donna, kremtohet duke dhuruar lule mimoze, një traditë kjo që besohet se ka nisur në Romë pas Luftës së Dytë Botërore. Në SHBA, Mars është Muaji i Historisë së Grave. Një dekret presidencial i lëshuar  çdo vit nderon arritjet e grave amerikane.

Top Channel