Sipërmarrësi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjës, Bujar Çela, ka dalë sot  para togave të zeza në gjykatën e Fierit,  për t’u njohur me masën e sigurisë.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar një jave pas shpërthimit të bombolës , ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.

Ne gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi , prokurore të pranishme Elona Gixhari, Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32-vjeçarit Gjini, i është  dhënë masa e sigurisë “ Arrest me burg”,  për veprën penale , të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë  me pasoja te renda”

I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për  të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndërtimit që ai ka.

Megjithatë, Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavarësisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë  ndërtimi. Ndërkohë, avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA