SHBA do të krijojë një port të përkohshëm në Gaza për ndihmat, zyrtarët amerikanë: Kamionët do të dërgohen fillimisht në Qipro

07/03/2024 18:26

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë se ushtria amerikane do të ndërtojë një port në Gaza për të marrë më shumë ndihma humanitare në territor nga deti, thonë zyrtarë të lartë amerikanë.

Ai do ta bëjë njoftimin gjatë fjalimit të tij më vonë, sipas CNN.

Porti i përkohshëm do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me “qindra kamionë shtesë” në ditë, thonë zyrtarët.

Përpjekja thuhet se do të marrë “disa javë” për t’u ekzekutuar.

Dërgesat fillestare do të mbërrijnë nëpërmjet Qipros dhe siguria do të koordinohet me Izraelin, thonë zyrtarët.

Në fjalimin e tij në Kongres të enjten, Presidenti Biden do të njoftojë se ai ka urdhëruar ushtrinë “të ndërmarrë një mision urgjent për të krijuar një port në Gaza, duke punuar me vendet me të njëjtin mendim dhe partnerë humanitar”, tha një zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA