Reshje bore në Elbasan, zbardhen zonat malore
07/03/2024 14:54
Reshjet e dëborës kanë përfshirë sërish zonat malore në lartësitë mbi 1300 metra.
Intensiteti i reshjeve aktualisht është i ulët, ndërkohë që nuk ka probleme me rrugët. Akset janë të gjitha ta hapura.
Këtë fillim marsi, me rënien e temperatura, reshjet e dëborës kanë rënë në zonat malore të Shkodrës, Peshkopisë, Korçës, Gjirokastrës dhe Elbasanit.
Top Channel