“Princ Leka jeton në shtëpi me qira”/ Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Problemet mes tyre kishin nisur prej kohësh, i druhesha kësaj që ndodhi

07/03/2024 22:00

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror deklaroi në “Top Story” se Princ Leka jeton në shtëpi me qira.

Kjo gjë ka ardhur fill pas nisjes së procesit të divorcit të Princit me Elia Zaharian.

Princ Leka është larguar nga Pallati Mbretëror duke lënë të jetojë aty ish-partneren dhe vajzën e tyre.

“Ka lënë pronën dhe vetë është në një shtëpi me qira, është treguar deri në fund xhentëllmen. “Nuk e kam nxjerrë unë”- më ka thënë. Problemet mes tyre kishin kohë që kishin nisur, ajo vajza (e dashura e Princ Lekës) ka qenë gjëja e fundit fare. Sapo vendosën për divorcin ai është larguar nga Pallati Mbretëror, duke lënë të jetojë aty Elia dhe vajza e tij.

Unë me Princ Lekën kam mbi tetë vite që nuk jemi takuar, deri para se të martohej, në disa evenimente, kemi pasur përshëndetje kortezie. Kam refuzuar të shkoj në dasmë  e tyre, për arsye që nuk dua t’i them. Nuk do flas kurrë për atë gjë. Nëse do të ruaja marrëdhënie të afërta do t’i druhesha kësaj që ndodhi sot. Prania ime ishte e papëlqyer aty”, tha Murat Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA