Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se gjykata vendosi një distancë simbolike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, vetëm 5 metra distancë, pasi ata e akuzojnë për dhunë njëri-tjetrin.
Ajo theksoi se gjykata u ka lënë kohë palëve që të depozitojnë prova shtesë për të provuar se janë të dhunuar.
“Procesi zgjati gjatë, u dëgjuan të gjitha palët, e konsideroj të rrallë, zakonisht gjykata vendos një distancë më të konsiderueshme, çiftet në prag divorci paraqiten në gjykatë në gjendje të agravuar. Nga ajo që kam vërejtur është se po aplikohen kontratat paramartesore. Ata nuk kanë një kontratë paramartesore. Gjykata urdhëron ose largimin, ose distancë 500 metra. Distanca e vendosur mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është një distancë simbolike, një divorc në prag, vetëm 5 metra, u ka lënë kohë palëve që të depozitojnë prova shtesë për të provuar se janë të dhunuar. Elia Zaharia dukshëm ishte e tronditur, ish bashkëshorti nuk ishte në gjykatë, babai i saj Gjergj Zaharia ishte, hetimi që po ndodh për publikimin e videos është për të vendosur në shinat e duhura çështjen. Prokuroria tha se zarfi është i pahapur”, tha Hoxha.
Top Channel