Paris 2024/ Heqin kryqin e krishterë nga posterët olimpik, ndizen polemikat në Francë

07/03/2024 14:30

Polemikat janë ndezur në Francë, pasi komiteti organizativ i Olimpiadës Paris 2024 zbuloi posterat zyrtarë për Lojërat e planifikuara nga 26 korriku.

Brenda ilustrimeve, të krijuara nga artisti Ugo Gattoni, gjenden referencat kryesore të Ville Lumiere, nga Kulla Eifel deri te Harku i Triumfit. Megjithatë, dy simbole janë zhdukur nga vizatimi: kryqi në kupolë dhe flamuri francez. Një zgjedhje stilistike që nuk u pëlqeu liderëve të së djathtës që shkuan: “Ç’kuptim ka Olimpiada në Francë, nëse është për të fshehur atë që jemi?”, komentoi Marion Marechal , kreu i partisë së Eriz Zemmour në evropiane.

Eric Ciotti, presidenti i partisë së krahut të djathtë Republikanët, tha më pas: “Kupola nuk është ajo e një supermarketi, por e një kisheje. Posteri mohon vetë identitetin e kësaj ndërtese dhe atë franceze”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA