Lituania: Rusia mund të luftojë në Ukrainë të paktën edhe dy vjet

07/03/2024 09:10

Volodymir Zelensky i shpëtoi vdekjes një ditë më parë në Odesa gjatë vizitës së kryeminstrit grek Kyriakos Mitsotakis, kur një sulm me raketa ruse ndodhi vetëm 150 metra larg vendit të takimit të tyre

Për pasojë, 5 persona humbën jetën, por asnjë prej viktimave nuk ishte pjesëtar i delegacioneve. Nuk është ende e qartë nëse lëshimi në zonën e portit ishte i qëllimshëm apo rastësor, thotë Corriere delle Sera i cili citon mediat greke të pohojnë se për të ftuarit, pati një rrezik real. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi nga ana e saj se kishte goditur me sukses hangarin e një fabrike dronësh nënujorë.

Lituania, shtet fqinj me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë që dikur sundohej nga Moska, ndërsa sot anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian, pohoi sakaq se cmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore i mundësojnë Rusisë që të ketë burime të mjaftueshme për ta vazhduar luftën në Ukrainë me intensitetin aktual edhe për të paktën dy vjet. Rusia e reformoi dhe forcoi ushtrinë e saj të shkatërruar nga lufta në Ukrainë më 2023 dhe është në rrugën e duhur që të zgjerojë aftësitë ushtarake përgjatë kufirit të saj me NATO-n, përfshirë edhe Finlandën – e cila iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore vitin e kaluar – thonë agjencitë e inteligjencës në raportin lidhur me kërcënimet që i kanosen shtetit baltik.

“Moska është e aftë të bëjë vlerësimin e mësimeve të nxjerra dhe të përmirësojë efektivitetin e saj luftarak”, nënvizohet aty, ndërsa shtohet më tej se që kur Rusia vendosi koka bërthamore në Bjellorusi më 2023 ka ndërtuar në këtë shtet edhe infrastrukturë për përdorimin e këtyre armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA